Së paku 15 persona janë vrarë gjatë pasdites në qytetin Homs në Siri, si pasojë e një shpërthimi, të ndodhur gjatë pasdites. Ndërsa 50 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ky shpërthim vjen në një moment kur qeveria e drejtuar nga Asaad ka arritur një marrëveshje pushimi me kryengritësit, të cilët kishin dy vite që luftonin me forcat qeveritare, ndërsa rreth 250 mijë persona janë vrarë që nga fillimi i konfliktit në Siri, në vitin 2011.