“Me mu” titullohet projekti më i ri i reperit Gold Ag në bashkëpunim me motrat Koçi, Greta dhe Eni. Kënga mori kritika për jo origjinalitetin e saj duke u cilësuar si e vjedhur nga një këngë bullgare e titulluar “Tu”.
Reperi Gold Ag ka thënë për Telegrafin se, “beatin e ka bërë Chipsi e neve na pëlqeu. Unë nuk mundem t’i njoh të gjitha këngët e botës. Këndimi im, i Gretës dhe Enit tregon se s’e kemi pasur idenë se si mund të këndohet ndryshe ose si është kënduar më herët”, sqaroi reperi duke thënë se në të tilla raste këngëtari është ai që ka faj më së paku.
“Në raste të tilla ai që ka faj është më së paku këngëtari. Unë jap llogari për vijën melodike dhe tekstin. Këngët sot blihen në shumë mënyra në internet, në mënyra të ligjshme. Kjo është hera e parë që më ndodh me një këngë dhe shpresoj të jetë e fundit”, ka thënë Gold AG.
Ja këngët si motra: