TIRANE- Rreth 700 mlionë lekë i kanë dhënë kompanisë së djalit të deputetes së PS, Valentina Leskaj nga OSHEE. Partia Demokratike denoncoi përmes Grida Dumës një tjetër abuzim me paratë e shetit, bërë nga Qeveria. “Ardian Çela, i jep paratë paratë e atyre që ua mbledh me kërbaq, djalit tjetër të znj Leskaj, për mirë trajtimin ndaj stresit të punonjësve të OSHEE”. Kështu deklaroi Duma, duke paraqitur edhe dokumentat sipas të cilave “kompania ABKOS e Besnik Leskaj ka fituar tenderin prej 700 milionë lekë për një trajnim 4 mujor në OSHEE. Sipas një përllogaritje të thjeshtë bëhet fjalë për 175 milionë lekë në muaj që OSHEE jep për trajnime. Sakaq, Grida Duma përsëriti kërkesën e PD për përfundimin e mandatit të znj/Leskaj, pasi djali tjetër i saj ka marrë hekurudhën Ballsh-Fier-Vlorë për 25 vjet, dhe kjo e bën mandatin e deputetes së Ramës të pavlefshëm, sipas Kushtetutës.
Reagimi i OSHEE
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar ndaj akuzave të Grida Dumës, duke i cilësuar shpifje. Sipas OSHEE, trajnimet e stafeve janë të domosdoshme.