TIRANE- Ai që njihet si grupi i zjarrit që qëlloi mbi policisë gjatë ndërhyrjes së policisë në Lazarat do të gjykohet me gjykim të shkurtuar. Kjo është vendosur sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Mes 11 të akuzuarve është Gate Mahmutaj, i cili rrezikonte një dënim deri në 20 vite. Por duke ndjekur këtë rrugë bashkë me 10 të pandehurit e tij, ai përfiton ulje të një të tretës së masës së dënimit. Mësohet gjithashtu se për 5 të akuzuar të tjerë u vendos të vijohet me gjykim normal. Javën tjetër jepet pretenca e prokurorisë për ta.