Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blushi letër lexuesve: E vërteta për Lef Nosin dhe Shuteriqin

2015/11/04 at 10:57 AM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Blushi letër lexuesve: E vërteta për Lef Nosin dhe Shuteriqin

 


NGA BEN BLUSHI 

 

Përjetimi se po sheh njerëz të sillen si personazhet që ke krijuar është unik. Dhe meqë po me ndodh për herë të parë, dua ta ndaj.

Para dhjetë ditësh kam botuar një roman që quhet “Kandidati”. Ky libër tenton të tregojë se çfarë ndodh në një qytet, pasi njëri nga dy kandidatët për bashkinë e tij, vdes. Kandidati i vdekur i fiton zgjedhjet, kundër çdo parashikimi, pasi njeriu që merr përsipër të bëjë fushatën e tij, rindërton një histori të vërtetë, të Luftës së Dytë Botërore dhe duke e kthyer në një çështje politike, dëmton kandidatin tjetër.

 

Historia që përdoret për të dëmtuar kandidatin e gjallë, është historia e Lef Nosit. Ky ka qenë njëri nga katër regjentët e Shqipërisë gjatë pushtimit nazist të vendit dhe kjo nuk është trillim. Megjithatë, unë nuk dua të tregoj fabulën e librit dhe as të rrëfej historinë e Lef Nosit.

Dua të them se qysh se është botuar, po përpiqen të më sulmojnë me të njëjtin stil dhe çuditërisht, me të njëjtën histori: me Lef Nosin. Të gjithë ata që po marrin pjesë në këtë skeç, të cilin modestisht e kam krijuar vetë, duhet ta dinë se nuk ka asgjë që më argëton më shumë. I simpatizoj kur shoh se me çfarë zelli dhe konkurrence po sillen si personazhet e mi. Argëtim më të madh për një njeri që shkruan nuk ka.

Me pak fjalë, ajo që po ndodh këto ditë është kjo: Nga pluhuri u nxor një letër që Mitrush Kuteli ia ka nisur një mikut të tij, në të cilën mes të tjerash i thotë se Dhimitër Shuteriqi,im gjysh,i paska pranuar atij se ka përvetësuar disa dorëshkrime të Lef Nosit. Unë nuk dua të merrem as me Mitrush Kutelin dhe as me Lef Nosin. Nëse letra është e vërtetë, kjo është një shpifje shumë e lehtë për t’u provuar se është shpifje. Shkrimtarët kanë pasur dhe do kenë zilitë dhe cmirat e tyre, të cilat i nxjerrin me letra apo me letërsi. Dua të merrem me ata që i besojnë këto shpifje dhe meqë i besojnë, i përdorin kundër meje.

Sigurisht më vjen keq që im gjysh po përgojohet për shkakun tim dhe meqë ai nuk është më, nuk kam mundësi t’i kërkoj ndjesë.

Por le të besojmë se letra e Mitrush Kutelit është e vërtetë. Pra që Dhimitër Shuteriqi ka përvetësuar dorëshkrime të Lef Nosit dhe këto i ka botuar si të tijat. Për këdo që e njeh, Lef Nosi nuk ka qenë shkrimtar. Nuk ka botuar poezi, tregime apo romane, por vetëm disa artikuj dhe korrespondenca. Dhimitër Shuteriqi ka qenë poet, tregimtar, romancier dhe studiues. Nga viti 1945 kur Lef Nosi u pushkatua e deri në vitin 2003 kur Dhimitër Shuteriqi u nda nga ne,ai ka botuar afërsisht 100 libra. A ka njeri që mund të bindet se këto ia ka përvetësuar Lef Nosit? Unë them se kjo është e pamundur. Imagjinoni një njeri që për 60 vjet boton librat e dikujt që ka vdekur dhe shumica e të cilëve bëjnë fjalë për kohë, të cilat njeriu i vdekur nuk i ka jetuar.

Por, siç e thashë, nuk dua të merrem as me Dhimitër Shuteriqin, as me Mitrush Kutelin dhe as me Lef Nosin. Unë kam mendimet e mia për të tre. Është e natyrshme që për njërin prej tyre, të jem subjektiv për shkak se e kam dashur shumë si njeri. Nuk kam për të krahasuar kurrë se kush ishte më patriot ndër të tre dhe kush ishte më i talentuar ndër të tre. Edhe në këtë rast do të isha subjektiv dhe prandaj edhe i pabesueshëm. E vetmja gjë që mund të them, sepse është një fakt historik është kjo: në vitin 1944, kur Shqipëria ishte e pushtuar nga nazistët, Lef Nosi ishte kolaboracionist ndërsa Dhimitër Shuteriqi ishte partizan.

I bindur se Europa ka përcaktuar një standard moral me të cilin gjykon kolaboracionistët, pra ata të cilët i shërbyen pushtimit gjerman, kam thënë se Lef Nosi duhet gjykuar si i tillë dhe i duhet hequr busti që ka në qendër të qytetit të Elbasanit. Këtë bindje e mbroj dhe do ta mbroj gjithë jetën. Kolaboracionistët nuk mund të jenë nderi i një qyteti. Kjo është e gjitha.

Megjithatë, kur kam folur për Lef Nosin, në të vërtetë nuk kam folur për Lef Nosin. Kam folur për më shumë se kaq. Për shoqërinë e ditëve tona. Për Shqipërinë që njoh.

Çështja nuk është nëse Lef Nosi ishte apo jo një burrë i mirë. Unë them se ishte, por kjo nuk ka rëndësi. Çështja është, nëse shoqëria do të vazhdojë të nderojë ata, që megjithëse ishin burra të mirë, një ditë të keqe e tradhtuan atë dhe u bënë me pushtuesit. Pavarësisht nga rrethanat. Dikush mund të thotë se edhe kjo nuk ka rëndësi.

Unë besoj se ka rëndësi për dinjitetin tonë dhe për moralin që ne u trashëgojmë brezave. Një shoqëri nuk çlirohet dot kollaj nga varfëria, por nga mashtrimi mund dhe duhet të çlirohet. E vërteta në këtë rast është e thjeshtë: Lef Nosi ishte kolaboracionist. Nëse Europa u ngre buste kolaboracionistëve, atëherë të gjithë mund të kenë një ngushëllim, por kjo nuk është e vërtetë. Europa i ka dënuar të gjithë kolaboracionistët dhe me këtë standard moral nuk negocion më për të paktën gjysmë shekulli. Për fat të keq, ne negociojmë dhe këtë jemi duke bërë. I shkëmbejmë standardet tona morale për një grusht votash.

Por për t’u kthyer te debati, sipas të cilit unë e kam ndëshkuar Lef Nosin për shkak të inateve të gjyshit tim, Dhimitër Shuteriqit. Në të vërtetë nuk është kështu dhe nuk kam nevojë të mbrohem, sepse këto gjëra s’kanë lidhje. Nëse kanë një lidhje ajo është artistike dhe jo historike. Unë e kam përdorur Lef Nosin si personazh historik, duke e vendosur në qendër të një konflikti të trilluar që ndez një qytet në funksion të zgjedhjeve. Kandidati që kishte ngritur bustin e Lef Nosit i fiton zgjedhjet, megjithëse ishte i vdekur. Ndërsa kandidati tjetër, megjithëse ishte nipi i Lef Nosit dhe ishte i gjallë, i humb zgjedhjet. Pra libri tregon se çfarë fuqie ka një manipulim elektoral mbi zgjedhësit. A ndodh kjo përditë me ne? Unë e di që ndodh. Dhe jam pjesë e tij.

Por në fund të fundit, libri është letërsi. Dhe unë nuk mërzitem. Përkundrazi, argëtohem duke parë që personazhet që kam krijuar shëtisin çdo ditë nëpër faqe gazetash duke u marrë me mua. Sigurisht që nuk është etike që një shkrimtar të sulmojë personazhet e tij. Ai duhet t’i mbrojë ato, dhe unë këtë po bëj.

*Letra u botua sot ne gazeten Panorama si forme sqarimi per lexuesit e tij pas debateve qe pati mbi librin “Kandidati”



Ju sugjerojmë

Protestat, Këlliçi-PS: Slogani i ri, do jetë “Rama në burg, Berisha në Uashington”
Politikë

Protestat, Këlliçi-PS: Slogani i ri, do jetë “Rama në burg, Berisha në Uashington”

11 Qershor, 2026 1:40 pm
Italia fut Inteligjencën Artificiale në kurrikulën e shkollave të mesme
Bota

Italia fut Inteligjencën Artificiale në kurrikulën e shkollave të mesme

11 Qershor, 2026 1:38 pm
“Detektori i gënjeshtrave” mes një çifti të “çmendur”, nesër në Teatrin Kombëtar
Aktualitet

“Detektori i gënjeshtrave” mes një çifti të “çmendur”, nesër në Teatrin Kombëtar

11 Qershor, 2026 1:36 pm
Protesta e qytetarëve, Balla: Ishte e gjithë PD-ja në protestë
Politikë

Protesta e qytetarëve, Balla: Ishte e gjithë PD-ja në protestë

11 Qershor, 2026 12:23 pm
Berisha: Diella, një avatar bosh pa asnjë qelizë të urtësisë artificiale
Kryesore

Berisha pas heqjes së Non-Grata nga SHBA: Unë erdha, u krye

11 Qershor, 2026 11:01 am
Berisha: Ndërhyrje te pensionet dhe rrogat e ulëta kur PD të rikthehet në qeveri
Kryesore

SHBA i heq “non grata” Sali Berishës

11 Qershor, 2026 10:39 am
Balla-PD: Nuk do i votojmë 4 projektligjet që keni sjellë
Kryesore

Balla-PD: Nuk do i votojmë 4 projektligjet që keni sjellë

11 Qershor, 2026 10:36 am
Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit dhe kërcënon anijet: Çdo kalim do të goditet
Bota

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit dhe kërcënon anijet: Çdo kalim do të goditet

11 Qershor, 2026 10:14 am
Trump: Marrëveshja me Iranin është negociuar, ata vetëm duhet ta nënshkruajnë atë
Bota

Trump: Marrëveshja me Iranin është negociuar, ata vetëm duhet ta nënshkruajnë atë

11 Qershor, 2026 9:58 am
“Më pëlqen inflacioni”, Trump: Sapo të përfundojë konflikti me Iranin çmimet do bien
Bota

“Më pëlqen inflacioni”, Trump: Sapo të përfundojë konflikti me Iranin çmimet do bien

11 Qershor, 2026 9:57 am
Para
Alpinizimi, pasioni tjetër i Dafina Zeqirit

Alpinizimi, pasioni tjetër i Dafina Zeqirit

Shtatorja e Lef Nosit, historianët Xhufi e Puto kundër Blushit

Shtatorja e Lef Nosit, historianët Xhufi e Puto kundër Blushit

Sarandë, qëllohet me armë furgoni i nxënësve

Sarandë, qëllohet me armë furgoni i nxënësve

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Protestat, Këlliçi-PS: Slogani i ri, do jetë “Rama në burg, Berisha në Uashington”

Protestat, Këlliçi-PS: Slogani i ri, do jetë “Rama në burg, Berisha në Uashington”
11 Qershor, 2026

Duke folur nga Kuvendi, deputeti demokrat Belin Këlliçi e konsideroi një lajm të mirë jo vetëm për PD-në, por të gjithë...

Lexo më shumë

Italia fut Inteligjencën Artificiale në kurrikulën e shkollave të mesme

Italia fut Inteligjencën Artificiale në kurrikulën e shkollave të mesme
11 Qershor, 2026

Inteligjenca Artificiale (IA) do të bëhet pjesë e detyrueshme e kurrikulës në shkollat e mesme në Itali, ndërsa elementë bazë...

Lexo më shumë

“Detektori i gënjeshtrave” mes një çifti të “çmendur”, nesër në Teatrin Kombëtar

“Detektori i gënjeshtrave” mes një çifti të “çmendur”, nesër në Teatrin Kombëtar
11 Qershor, 2026

Çubi Metka, Kejdi Gishto dhe Erdit Asllanaj, do të ngjiten nesër (12 Qershor) në skenën e Teatrit Kombëtar, me premierën...

Lexo më shumë

Protesta e qytetarëve, Balla: Ishte e gjithë PD-ja në protestë

Protesta e qytetarëve, Balla: Ishte e gjithë PD-ja në protestë
11 Qershor, 2026

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në një deklaratë për mediat tha se dje protestës qytetare i është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}