Gjatë këtij viti personazhet publike kemi patur shumë nëna të reja në showbiz. Vajzat e ekranit e kanë shtuar dhe e kanë bërë më të bukur e të plotë familjen e tyre.
Nora Istrefi
Nora Istrefi solli në jetë në korrik të këtij viti vajzën e saj të parë, Renee. Renee do të thotë rilindje dhe për Norën dhe Robertin, vogëlushja ishte si një “rilindje” dhe forcim i dashurisë së tyre.
Ilva Tare
Melody quhet vajza e gazetares, Ilva Tare dhe deputetit të PD-së, Eduart Selami. Melody është fëmija i parë i çiftit Tare dhe Selami.
Argjentina Ramosaj
Këngëtarja me vokalin interesant, Argjentina Ramosaj ka sjellë në jetë në 21 korrik, djalin e saj të parë Noah. Argjentina është shkëputur këto kohë nga muzika dhe po i përkushtohet totalisht vogëlushit të saj.
Fjolla Morina
“Kush ka vajza botën ka”, kështu thotë Irma Libohova në një nga këngët e saj, por kështu mendon edhe këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina. Ajo e ka gëzuar me një motër të vogël vajzën e saj të madhe, Ledianën. Vajza e dytë e këngëtares, Fjolla Morina quhet “Alayah”, që në gjuhën arabe do të thotë dhuratë nga zoti.
Julka Gramo
Nëse Fjolla ka dy vajza, Julka Gramo ka tashmë dy djem. Në shtator këngëtarja solli në jetë djalin e saj të dytë Greg, ndërsa Ian është bërë tashmë me një vëlla.
Orgesa Zaimi
Ndërsa koleget e saj kanë fëmijë të së njëjtës gjini, Orgesa Zaimi ka tanimë një vajzë dhe një djalë. Kron e ka quajtur ajo djalin e saj, i cili erdhi në jetë në maj të këtij viti.