InstaBIZ

Nënat “Vip” të 2015-ës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:00 - 28/10/15 |
root

Gjatë këtij viti personazhet publike kemi patur shumë nëna të reja në showbiz. Vajzat e ekranit e kanë shtuar dhe e kanë bërë më të bukur e të plotë familjen e tyre.

Nora Istrefi

Nora Istrefi solli në jetë në korrik të këtij viti vajzën e saj të parë, Renee. Renee do të thotë rilindje dhe për Norën dhe Robertin, vogëlushja ishte si një “rilindje” dhe forcim i dashurisë së tyre.

Ilva Tare

Melody quhet vajza e gazetares, Ilva Tare dhe deputetit të PD-së, Eduart Selami. Melody është fëmija i parë i çiftit Tare dhe Selami.

Argjentina Ramosaj

Këngëtarja me vokalin interesant, Argjentina Ramosaj ka sjellë në jetë në 21 korrik, djalin e saj të parë Noah. Argjentina është shkëputur këto kohë nga muzika dhe po i përkushtohet totalisht vogëlushit të saj.

Fjolla Morina

“Kush ka vajza botën ka”, kështu thotë Irma Libohova në një nga këngët e saj, por kështu mendon edhe këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina. Ajo e ka gëzuar me një motër të vogël vajzën e saj të madhe, Ledianën. Vajza e dytë e këngëtares, Fjolla Morina quhet “Alayah”, që në gjuhën arabe do të thotë dhuratë nga zoti.

Ja si quhet vajza e Fjolla Morinës

Julka Gramo

Nëse Fjolla ka dy vajza, Julka Gramo ka tashmë dy djem. Në shtator këngëtarja solli në jetë djalin e saj të dytë Greg, ndërsa Ian është bërë tashmë me një vëlla.

Orgesa Zaimi

Ndërsa koleget e saj kanë fëmijë të së njëjtës gjini, Orgesa Zaimi ka tanimë një vajzë dhe një djalë.  Kron e ka quajtur ajo djalin e saj, i cili erdhi në jetë në maj të këtij viti.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas