PRISHTINË- Ashtu siç pritej, Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, BE-Kosovë. Zyrtarisht marrëveshja nënshkruhet më 27 tetor në Strazburg. “MSA parasheh themelimin e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimin Evropian dhe paraqet hapin e parë formal drejt anëtarësimit të plotë në BE”, tha ministri i Integrimit të Kosovës. Negociatat për MSA zhvilloheshin prej 2 vitesh.