Ajo është një “kameleon” i vërtet pasi e ndryshon shpesh pamjen e saj të jashtme. Një ditë e sheh bionde, pastaj ditën tjetër brune, nuk është çudi që pas disa ditësh ta ketë rruar fare kokën dhe kjo është, Aurela Gaçe. Artistja shqiptare ka patur një sezon të ngjeshur koncertor këtë verë me performanca live përgjatë gjithë bregdetit shqiptar. Por puna për të fillon fuqishëm edhe gjatë sezonit vjeshtë-dimër. Në klubin e saj në kryeqytet ajo do të pres çdo fundjavë adhuruesit e muzikës e së saj, të cilët do ta shohin atë ndryshe. Në rrjetet sociale ajo ka postuar një foto me flokët e saj “pink” dhe duket shumë mirë.