Një emigrant shqiptar ka humbur jetën pasi është përplasur nga treni në Itali.
Sipas mediave italiane mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Milano.
Nga të dhënat e autoriteteve dyshohet se viktima është një 37-vjeçar me origjinë shqiptare.
Aksidenti ndodhi pak minuta para orës 10 të mëngjesit në linjën hekurudhore midis via Imbonati dhe via Valeggio.
Sipas policisë, viktima ka qenë shumë afër një treni në lëvizje duke ecur shumë pranë shinave.
Identiteti i tij ende nuk është bërë publik.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë 118 operatorët me një ambulancë, por nuk mund të bënin asgjë për të shpëtuar shqiptarin.
Autoriteteve iu desh po ashtu që të ndërprisnin elektricitetin në mënyrë që të ndërhynin mbi shina për të nxjerrë trupin e pajetë.