Policia e Fierit ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi përgatiste dhe shiste doza kanabisi.
Nga kontrollet në banesë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis Sativa, e ndarë në 50 doza.
“Si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Prokuroria e Fierit, në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Fierit, kundër narkotikëve, është finalizuar operacioni “Pritja”.
Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi N. M., 28 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj.
Nga kontrollet fizike dhe në banesë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 50 doza, me qëllim shitjen”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./Opinion.al