Ka nisur seanca paraprake në Gjykatën e Tiranës ndaj të miturit Mario Përlleshaj, nën akuzë për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Canit.
Mësohet se në seancën që ka nisur në orën 13:00 të së hënës kanë mbërritur dhe prindërit e Martin Canit.
Mario Përlleshaj mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë, pasi u arrestua për krimin në shkollën “Fan Noli” ku i dyshuari ishte nxënës.
Autori është marrë i pandehur për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana cilësuese” ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave.