Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Granata dore, karikator dhe bomba, policia e Kosovës konfiskon armë të tjera dhe veri

2025/03/08 at 11:01 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Granata dore, karikator dhe bomba, policia e Kosovës konfiskon armë të tjera dhe veri

Policia e Kosovës ka konfiskuar granata dore, municion dhe pajisje të tjera ushtarake të premten mbrëma në fshatin Banjskë në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

Në një komunikatë të shtunën, policia tha se pjesëtarët amerikanë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kishin hasur në mjete të dyshimta në një mulli të vjetër dhe braktisur në Banjskë – fshatin ku më 2023 kishte ndodhur një sulm vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës.

“Njësitë policore menjëherë kane reaguar në lidhje me këtë rast, ku më pas kanë konfiskuar mjetet e dyshimta”, tha policia.

Policia tha se ka konfiskuar uniforma ushtarake, tre gjoksore për mbajtje te armatimit, tre granata dore, tre karikatorë të zbrazët të armës së gjatë, dy shokë bomba, një bombë ndriçuese dhe 28 fishekë të armës së gjatë.

Kjo është hera e dytë brenda rreth një jave që autoritetet kosovare konfiskojnë pajisje ushtarake në veri të vendit.

Më 28 shkurt, Policia e Kosovës e kreu një aksion në fshatin Rodel të Leposaviqit, ku konfiskoi uniforma ushtarake, armë dhe municion.

Sipas autoriteteve, armët dhe municioni i gjetur në Leposaviq i takonin pjesëtarëve të organizatës Mbrojtja Civile – e shpallur terroriste në Kosovë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, thanë më 28 shkurt se konfiskimet në Leposaviq dëshmonin se pjesëtarë të organizatës Mbrojtja Civile vazhdojnë të jenë aktivë në territorin e Kosovës.

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i tensionuar posaçërisht nga 24 shtatori i vitit 2023, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë, duke e vrarë një rreshter.

Në luftimet që pasuan u vranë tre pjesëtarë të grupit sulmues.

Prej atëherë, autoritetet kosovare kanë konfiskuar armatim dhe municion në veri në raste të ndryshme.

Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e mori Millan Radoiçiq, ish nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, e cila mohon përfshirjen.

Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq – për sulmin e armatosur në Banjskë.

Autoritetet në Serbi nuk pranojnë ta ekstradojnë Radoiçiqin në Kosovë dhe thonë se ai do të gjykohet nga “gjykatat serbe”, ndërsa zyrtarët në Kosovë thonë se ato i kanë ofruar mbrojtje atij./ REL

Ju sugjerojmë

Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Aksident në rrugën Bilisht-Kapshticë, humb jetën një person

2 Tetor, 2025 12:17 pm
Dy të mitur u qëlluan me thikë, sherri mes nxënësve nisi në oborrin e shkollës
Kronikë

Dy të mitur u qëlluan me thikë, sherri mes nxënësve nisi në oborrin e shkollës

2 Tetor, 2025 12:15 pm
VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
Life Style

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

2 Tetor, 2025 12:10 pm
Moti i keq, anulohen lundrimet në linjën Durrës–Bari
Aktualitet

Moti i keq, anulohen lundrimet në linjën Durrës–Bari

2 Tetor, 2025 11:58 am
Moti i keq përfshin qarkun e Lezhës, dëbora arrin deri në 15 cm
Aktualitet

Moti i keq përfshin qarkun e Lezhës, dëbora arrin deri në 15 cm

2 Tetor, 2025 11:54 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Sherr në një gjimnaz në Kamëz, disa nxënës të plagosur me thikë

2 Tetor, 2025 11:40 am
Negociatat me BE, Rama: Nuk po presim, por ne po vrapojmë shumë shpejt
Kryesore

Negociatat me BE, Rama: Nuk po presim, por ne po vrapojmë shumë shpejt

2 Tetor, 2025 11:07 am
Rama nga Danimarka: Shqipëria ka ndër mbrojtjet kibernetike më të forta në Europë
Kryesore

Rama nga Danimarka: Shqipëria ka ndër mbrojtjet kibernetike më të forta në Europë

2 Tetor, 2025 11:04 am
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Mbyllja e qeverisë, Shtëpia e Bardhë lajmëron largime masive nga puna

2 Tetor, 2025 10:58 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Operacioni i SPAK në Shijak e Sukth, lëshohen 6 urdhër-arreste

2 Tetor, 2025 10:42 am
Para
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?

Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?

Trump: Më lehtë të merresh vesh me Rusinë, se sa me Ukrainën

Trump: Më lehtë të merresh vesh me Rusinë, se sa me Ukrainën

8 Marsi, Elisa Spiropali: Shoqëria shqiptare mund të quhet e përmbushur, kur gruaja të jetë plotësisht e respektuar në lirinë e saj

8 Marsi, Elisa Spiropali: Shoqëria shqiptare mund të quhet e përmbushur, kur gruaja të jetë plotësisht e respektuar në lirinë e saj

TE FUNDIT

Aksident në rrugën Bilisht-Kapshticë, humb jetën një person

Helmohen disa banorë në Bulqizë
2 Tetor, 2025

Në aksident i rëndë është regjistruar në aksin Bilisht-Kapshticë. Dy mjete përplasen me njëra tjetrën, e si pasojë  një pasagjer...

Lexo më shumë

Dy të mitur u qëlluan me thikë, sherri mes nxënësve nisi në oborrin e shkollës

Dy të mitur u qëlluan me thikë, sherri mes nxënësve nisi në oborrin e shkollës
2 Tetor, 2025

Dy adoleshentë janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi janë plagosur me thikë pas një sherri...

Lexo më shumë

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
2 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të tallet me Presidentit e SHBA Donald Trump në samitin e 7-të të Komuniteti...

Lexo më shumë

Moti i keq, anulohen lundrimet në linjën Durrës–Bari

Moti i keq, anulohen lundrimet në linjën Durrës–Bari
2 Tetor, 2025

Autoriteti Portual Durrës informon se, për shkak të kushteve të motit në Detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com