Detaje të reja kanë dalë për vdekjen e Romario Brungës, i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e djeshme në automjetin e tij në Balldren të Lezhës.
Burime për Klan News, bëjnë me dije se 25-vjeçari kishte marrë një plumb në ballë e po ashtu ka patur gërvishtje në dorë.
Sipas të njëjtave burime, plumbi ishte në pozicion që nuk mund të shtinte pasagjeri.
Nga disa kamera sigurie para ngjarjes, ai është parë i vetëm e po ashtu gjetja e pistoletes në makinë ka shtuar më tepër dyshimet e policisë që mund të jetë vetëvrasje.
Familjarët kanë deklaruar se i riu nuk ka pasur ndonjë problem apo ka shfaqur shenja depresioni. Ai punonte si kamarier në zonën e Balldrenit.
Dëshmitarët okularë kanë thënë për uniformat blu se makina e viktimës ka qenë e parkuar prej orës 14:00 të së enjtes dhe nuk ka lëvizur.