Kreu i PAA, Agron Duka ka folur për mediat pas përfundimit të takimit mes krerëve të partive të vogla dhe Presidentit Bajram Begaj, i cili u zhvillua në kuadër të konsultimeve për përcaktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare vitin e ardhshëm.
Duka tha se i kanë propozuar Presidentit Begaj datën 4 maj për të mbajtur zgjedhjet parlamenatre në vitin 2025, duke argumentuar se datat e tjera janë të papërshtatshme.
“Kushtetuta e përcakton 15 Prill- 15 maj, më e përshtatshme për ne është maji. Duke qenë se më 9 maj përflitet se ka një aktivitet të madh me pjesëmarrjen e kryeministrave evropianë, kjo mund të ndikojë në zgjedhje dhe mendojmë se data 11 maj është e papërshtatshme. Por ata që vendosin për datën dihet se kush janë. Pas përfundimit të konsultimeve, presidenti do shpalli datën me dekret”, tha Duka.