Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për të enjten seancën në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e kreut të PD, Sali Berisha në lidhje me masën e sigurisë së SPAK.
Gjykata e Posaçme kishte vendosur me kërkesë të SPAK masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë shtetit”, për kryetarin e Partisë Demokratike, i cili po hetohet për korrupsion.
Berisha nuk e zbatoi këtë masë me arsyetimin se SPAK do të duhej të merrte autorizimin në Kuvend.
Më pas SPAK iu drejtua Kuvendit për masë më të rëndë sigurie, “arrest shtëpie” dhe pasi mori autorizimin, masa u miratua nga Gjykata e Posaçme, Apeli i Posaçëm dhe Gjykata e Lartë.