Policia e Shtetit ka krijuar kordon sigurie jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa ishin në pritje të mbërritjes në Kuvend të Silvio Gonzatos, ambasador i Delegacionit të BE në Shqipëri.
Në momentin e mbërritjes së tij, pas mbylljes së konferencës me Edi Ramën, deputetët e opozitës që ndodheshin në hyrje të Kuvendit, i kanë liruar rrugën.
Ndërkohë kujtojmë që më herët deputetët e PD kanë nxjerr karriget e tyre jashtë sallës, dhe i kanë kthyer ato përmbys në shenjë revolte.