Andrea Mano, i cili ka marrë mandatin e deputetit të demokratit Ervin Salianji, ka folur për qëndrimin e tij ndaj grupit e PD-së.
Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se ka marrë shkresën nga KQZ për mandatin e deputetit dhe se e ka pranuar.
Andrea Mano theksoi se tashmë është në pritje të marrjes zyrtarisht të mandatit nga parlamenti i Shqipërisë, ndërsa theksoi se është deputet i PD-së dhe do t’i bashkohet grupit parlamentar të kësaj force politike.
“Pas dorëheqjes unë kam bërë një akt revolte, thirrje për reflektim”, u shpreh ai, duke shtuar se largimi i tij ka qenë shenjë proteste ndaj ish-kryetarit të PD-së dhe jo ndaj partisë.