Nedim Bajrami ka shënuar golin e parë me fanellën e Rangers. Fantazisti i Shqipërisë, shënoi pas vetëm 55 sekondave në ndeshjen e Europa League, në transfertën suedeze ndaj Malmos.
25-vjeçari përfitoi nga një top i kthyer nga shtylla dhe me portën e boshatisur nuk e kishte të vështirë për ta dërguar në rrjetë.
Ky është goli i parë për Bajramin me fanellën e Rangers, aty ku u transferua në fund të merkatos nga italianët e Sassuolo.
Duket se shqiptari është kthyer në një specialist i golave të shpejtë, pasi në Europian shënoi më të shpejtin në histori të kompeticionit, pas vetëm 23 sekondave ndaj Italisë.