Një 22-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në shtin Klos të Matit, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas uniormave blu mësohet se i riu ishte duke punuar me linjën kabllore të internetit në mometin kur ka ndodhur ngjarja.
“Mat/Informacion paraprak
Rreth orës 11:40, në fshatin Fshat në Klos, shtetasi D.P., rreth 22 vjeç, duke punuar me linjën kabllore të internetit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës./Opinion.al