Një tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur në qytetin e Korçës, i cili ka agravuar deri në përdorimin e një mjeti prerës.
Uniformat blu njoftojnë se kanë arrestuar një 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe ka goditur me thikë babanë e tij në këmbë, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“S. S., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij dhe e ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë. I dëmtuari mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia./Opinion.al