Një 61-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar nga Policia pasi ka grabitur pushuesit në bregdetin e Sarandës.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë Fatos Muço, i cili akuzohet për veprën penale “vjedhje me dhunë”.
Nga hetimet paraprake rezulton se ditën e djeshme në lagjen nr. 2, Sarandë, ai ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një USB nga automjeti i një shtetaseje dhe është larguar me vrap.
Hetimet për rastin i kaluan prokurorisë vendore, teksa po krahasohen gjurmët daktiloskopike të të ndaluarit, nëse është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ngjashme.