Katër të dënuar që po trajtoheshin për probleme psikike apo varësi në një spital në Bavari të Gjermanisë, janë arratisur nga spitali, raporton “RTL”.
Siç bëhet e ditur, në mesin e të arratisurve është edhe një shqiptar nga Kosova, 27-vjeçari Zeqir Beqiri.
Ata dyshohet se janë arratisur në mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:00, teksa ishin pacientë në spitalin psikiatrik të qarkut Lercxhenhaid.
Sipas policisë, të dyshuarit kanë kërcënuar fillimisht një punonjës të klinikës.
“Të burgosurit janë 31, 27, 28 vjeç”, kanë thënë zyrtarët, teksa të dhënat për shqiptarin e dyshuar tregojnë se është përafërsisht 70 kg, rreth 1.85 cm i gjatë, flokë të gjatë të lidhura dhe me mjekër të lëshuar.
Të dyshuarit tjerë janë dy gjermanë dhe një boshnjak.