Dy kushërinj kanë plagosur njëri-tjetrin në Thumanë të Krujës me armë dhe kanë përfunduar në spital. Shkak është bërë një sherr i nisur mbrëmjen e sotme për motive pronësi që ka përfunduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Dy kushërinjtë Sahit Sela dhe Adrian Sela kanë qëlluar njëri-tjetrin me armë në këmbë dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se njëri prej tyre është polic, por në momentin e ngjarjes ka qenë jashtë orarit të shërbimit.