Teksa ka kaluar më shumë se 1 muaj e gjysmë nga dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, por 3 prej agresorëve ende nuk janë arrestuar.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një konferencë për mediat ka thënë se kërkimet janë shtrirë tashmë në të gjithë Shqipërinë për vënien e tyre para përgjegjësisë.
“Ne siç kemi njoftuar, Policia e Tiranës për ngjarjen e mëngjesit ka kryer veprime të shpejta hetimore dhe ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve kryesore. Vazhdojnë kërkimet për kapjen e personave të tjerë, kërkimet tona kanë qenë në Tiranë, kërkimet janë shtrirë në gjithë Shqipërinë dhe shpresojmë se do kemi rezultate konkrete të shpejta që të çojnë në arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë edhe të këtyre individëve”, tha Vocaj për gazetarët.