Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti u nderua sot me titullin “Qytetar Nderi” në Tiranë.
Ceremonia u organizua në Bashkinë e Tiranës, ku të pranishëm ishin disa nga personalitetet e politikës shqiptare.
Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në ceremoni, mbajti fjalën e tij në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak.
Ndërsa fjalën e nisi me një batutë, duke u shprehur: Vetëm Ali Ahmeti mund të më kthente këtu sot./Opinion.al