Miliarderja Truorg My Line është dënuar me vdekje për një mashtrim prej 44 miliardë dollarësh.
67-vjeçarja, me origjinë kineze, akuzohet për grabitjen e një prej bankave më të mëdha të Vietnamit, Saigon Commercial Bank.
Sipas mediave të huaja, gjyqi i miliarderes ka qenë procesi gjyqësor më i madh i mbajtur ndonjëherë në Vietnam, në të cilin kanë dëshmuar rreth 2700 njerëz.
Ky ishte një nga rastet më të mëdha të korrupsionit.
Sipas urdhrit të sotëm të gjykatës, Line i kërkohet të shlyejë 27 miliardë dollarë, një shumë që prokurorët theksojnë se mund të mos shlyhet kurrë.