Të enjte 29 shkurt 2024 në emisionin “Opinion” u trajtua tema “Dënimi i Belerit, tension Shqipëri-Greqi”.
Dje gjykata pritej të jepte vendimin në Shkallën e Parë për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himarë, i cili ndodhet në arrest që javën e fundit përpara zgjedhjeve. Vendimi për Belerin është shtyrë për datën 5 Mars, por ndërkohë çështja Beleri vijon të qëndrojë varur në raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në samitin për Ukrainën, kryeministri i Greqisë nuk ka qenë prezent, e ka bojkotuar. Bojkoti ka ardhur nga raportet e ngurta mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Çështja Beleri në fakt është çështja që ka sjellë një ngricë të re në raportet shqiptaro-greke. “Opinion” ka përgatitur një material që tregon se çfarë ka ndodhur ndër vite dhe kur ka qenë momentet më të tensionuara mes dy vendeve. Por ky aktuali është momenti më i tensionuari i 20 viteve të fundit. Por çfarë po ndodh me këtë çështje? A mund të jetë Beleri shkaku kryesor i prishjes së marrëdhënieve mes dy vendeve? Apo është diçka më tepër? Këto çështje janë diskutuar të enjten në Opinion.
Të ftuar në studio për të folur për këtë temë kanë qenë: Marin Suli, Ardit Bido, Fitim Zekthi, Baton Haxhiu, Skerdjan Dhuli, Klevis Balliu.
Ndërsa në pjesën e tretë të “Opinion” është transmetuar një material për një nga industritë ndoshta më interesante në Shqipëri ajo që lidhet me turizmin e mbjelljes së flokëve. “Opinion” ka qenë në klinikën “Laser Way”.