Janë bërë publike pamjet e vendit ku 3 fëmijët e familjes Meta kishin varrosur babain e tyre, Pëllumb Meta. Ky i fundit u qëllua për vdekje nga djali i madh, Hysen Meta pas konflikteve në familje.
Sipas policisë, 24-vjeçari e ka qëlluar të atin për shkak të konflikteve të shumta në familje dhe për faktin se kërkonte të martonte vajzën Hygerta Meta me një djalë të cilin ajo nuk e pranonte.
Policia e Durrësit njoftoi se në krim mori pjesë edhe vajza Hygerta, ndërsa vëllai tjetër Amarildo Meta 22 vjeç kishte ndihmuar për të fshehur kufomën e të atit.
Policia tha se 50-vjeçari u vra në një prej dhomave të shtëpisë së tyre në Shënavlash të Durrësit, trupin e varrosën në kasollen aty pranë. E proceduar penalisht në gjendje të lirë është edhe gruaja e viktimës (nëna e fëmijëve) për veprime që kanë penguar zbardhjen e krimit.
Vrasjen e të atit, fëmijët tentuan ta denonconin si zhdukje dhe largim nga familja.