Anija e mallrave ‘Bergfjord’ me flamur shqiptar është përplasur me shkëmbinjtë në zonën e Ksamilit, pas një problemi me sistemin e drejtimit.
Mësohet se anija transportonte skrap nga Shëngjini drejt Turqisë.
Pas përplasjes anija është ankoruar në portin e marinës ‘Limion’ në Sarandë.
“Pas një defekti në manovër dhe mos funksionim të sistemit të drejtimit së anijes “Bergfjord” me flamur shqiptar anija u përplas me një masiv shkëmbor.
Nga ky moment dhe pas komunikimit me kapitenerinë e portit Sarandë anija është udhëzuar për të hyrë në portin e marinës “Limion “.
Gjatë komunikimeve ekuipazhi nuk ka paraqitur probleme. Është bërë menjëherë nga ana e ekuipazhit vlerësimi i situatës dhe është vënë në mbikqyrje pjesa e çarë. Anija është akostuar pa probleme.
Situata do të vlerësohet nga ana e KSHF Kontrolli Shtetëror i Flamurit për vijushmërinë apo jo të lundrimit të anijes”, thuhet në njoftim./Opinion.al