Bledi Çuçi mblodhi sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar axhendën e javës në Kuvend.
Greu i grupit, Bledi Çuçi iu tha deputetëve të PS se në seancën e ditës së enjtes do të kalojnë për votim dy marrëveshje dhe dy projektligje.
Së pari është marrëveshja në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore dhe së dyti protokolli me Italinë për emigrantët.
Çuçi tha se pritet zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese këto ditë të para të javës, që i hap më pas rrugë për çuarjen në seancë.
Dy projektligje të rëndësishme janë gjithashtu amnistia penale dhe ai për Zonat e Mbrojtura të cilat pritet të miratohen në seancën e kësaj jave.