Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka takuar ditën e sotme Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anthony Blinken në turin e vizitës së tij në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjete sociale ku ka publikuar disa pamje nga takimi i tyre, ai shkruan se e ka njohur zyrtarin e lartë amerikan me investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në kryeqytet, Piramidën e Tiranës.
Sipas tij, piramida e cila deri dje ishte një simbol i izolimit e të shkuares, sot cilësohet se një simbol i teknologjisë e të ardhmes.
“Kënaqësi të bisedoja me Sekretarin Anthony Blinken e t’i tregoja investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në Kryeqytet, Piramidën e Tiranës.
Dje një simbol i izolimit e të shkuares, sot një simbol i teknologjisë e të ardhmes, thekson Veliaj./Opinion.al