Në protestën e mbajtur nga qytetarët poshtë banesës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që në 20 Shkurt të protestojnë për të hapur dyert e integrimit në Europë.
Sipas ish-kryeministrit Berisha, 20 Shkurti është dita për të goditur mashtrimet e Edi Ramës dhe vjedhjet e qeverisë së tij.
Berisha akuzoi kreun e qeverisë se në tre mandate qeverisje Rama ka grabitur pasuritë e vendit përmes koncesioneve dhe PPP-ve dhe ka dëbuar nga vendi shqiptarët përmes largimeve masive në vendet e BE-së.