Gjykata e Tiranës ka vendosur 20 ditë burg për 35-vjeçarin Jetnor Zhabolin, i cili mbante familjen e izoluar në banesë dhe i mbikëqyrte me kamera sigurie.
Prokuroria kërkoi arrest me burg, por pasi dëgjoi avokati i tij Edison Hasanbashaj që kërkoi shtrim të përkohshëm në spitalin psikiatrik derisa të jetë akt ekspertimi, prokurorja kërkoi arrest në burg 30 ditor.
Ndërsa gjykata vendosi vetëm 20 ditë burg për të riun që akuzohet për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes në tentativë, pasi prej më shumë se 1 viti mbante mbyllur në banesë familjen e tij dhe i monitoronte ata gjatë gjithë kohës me kamera./Opinion.al