6 fëmijët e diagnostikuar me fruth në Durrës janë të pavaksinuar. Nxënësit janë izoluar në shtëpi ndërsa nuk ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Që janë kontakte të ngushta familjare dhe janë të pavaksinuara gjë e cila konfirmon thirrjen që bëhet nga të gjitha strukturat shëndetësore për kryerjen e kësaj vaksine e cila është në rradhën e vaksinave me shumë prioritet për tu kryer.”
Pas zbulimit të këtij rasteve është bërë edhe hetimi epidemiologjik.
“Problemi ynë është tek rezistenca që kemi nga prindërit. Nuk do ta konsideroja gjithëpërfshirëse, por kemi një rezistencë për disa kategori të cilat refuzojnë kryerjen e vaksinës apo ndjekjen njëkohësisht nga ana jonë dhe në momentin që ne zhvillojmë procedurën tonë për pjesën e hetimit epidemiologjik kemi rezistencë edhe në dhënien e informacionit.”
Në total janë identifikuar 17 raste me fruth te fëmijët 10 prej tyre në Tiranë, 6 në Durrës dhe 1 në Krujë.