Jamarbër Malltezi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’ që është caktuar ndaj tij në lidhje me hetimet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.
Pasi fitoi lirinë në Apel dhe u la në masë “arrest në shtëpi” dy avokatët kërkojnë që Malltezi të jetë pa asnjë masë sigurie me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën prokuroria ka ngritur dyshimet.
Rekursi është dorëzuar një ditë më parë e ndërsa pritet të hidhet shorti dhe të caktohen data dhe ora e senacës. Ndërkohë kujtojmë se edhe vetë SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të gjyqtares Iliriana Olldashi që liroi nga burgu Jamarber Malltezin.
Këtë të Enjte në SPAK do të mbahet senaca e marrjes në pyetje të dhëndrit të ish-kryeminstrit.