Një aksident tragjik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në sheshin Omonia të Athinës, ku humbën jetën dy të rinj të cilët udhëtonin me një motor.
Aksidenti ndodhi në orën 05.05 minuta dhe në vendin që po kalonte motoçikleta e të rinjve nuk kishte trafik, çka i lejonte atyre të ecnin me shpejtësi mbi normat e lejuara në zonë të banuar.
Kristi Manthio dhe Manolis Sarandis të moshës 24 dhe 25 vjeçare humbën jetën si pasojë e aksidentit.
Policia thotë se motoçikleta e dy të rinjve humbi kontrollin dhe u rrëzuan duke u përplasur me një autoveturë e markës “Fiat”, drejtuesi i së cilës pësoi dëmtime të lehta.
Dy të rinjtë u dërguan në spital por mjekët nuk mundën të bëni asgjë për t’i shpëtuar.