Një aksident i rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Vushtri të Prishtinës, ku një automjet ka aksidentuar një grua shtatzënë.
Sipas mediave kosovare dyshohet se gruaja ka humbur binjakët e saj, ndërsa vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.
Ndërkohë policia njofton se shoferi i cili ka shkaktuar aksidentin, është vënë në pranga.
“Më datë 23 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë.