Dy muaj pas arrestimit të tij në kufirin Franko-Gjerman, Shqipëria ka arritur marrëveshjen me shtetin francez për ekstradimin e Behar Bajrit.
Mësohet se Bajri do të niset pasditen e sotme nga Franca dhe mbërrin në darkë në aeroportin e Rinasit.
Behar Bajri, i njohur edhe me mbiemrin Brajoviq, u arrestua në Paris në muajin shtator dhe mësohet se ai fshihej atje që prej lëshimit të urdhër-arrestit.
Kujtojmë se ndaj tij rëndojnë pesë vepra penale, ku më kryesoret janë ata të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Vrasje me paramendim”.
43-vjeçari akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se ishte organizator në vrasjen e shtetasit Gjin Boriçi në Shkodër. Gjithashtu në plagosjen e shtetasit Taulant Pepaj, dhe në përgatitjen e planeve për atentate që nuk u realizuan në 3 raste.
Ngjarjet u zbardhën nga komunikimet enkriptuara në rrjetin Sky, të sjella në Shqipëri nga autoritetet franceze, ku Behar Bajri rezulton në dhjetëra komunikime me biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe disa të tjerë, teksa flasin për ngjarjet kriminale.