Presidenti Begaj gjatë qëndrimit në Neë York, në Javën e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Përgjithshme u takua edhe me të Derguarin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak.
Presidenti e siguroi të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Beograd – Prishtinë, Miroslav Lajčák se Shqipëria mbetet e vendosur të vijojë të luajë rolin e saj për de-eskalimin e situatës së tensionuar midis dy vendeve dhe rikthimin në tryezën e dialogut.
Begaj theksoi se roli BE-së në këtë proces dhe në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në rajonin tonë, është me rëndësi të veçantë.
Pas takimit me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç pak ditë më parë në Bruksesl, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi të Derguarin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak se gjatë bisedimeve është pozicionuar kundër Kosovës.
Begaj u takua edhe me Mbretin e Jordanisë, Madhërinë e Tij Abdullah i II.
Presidenti vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve si të nevojshëm për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështje në sfera të ndryshme me interes të ndërsjellë.
Në veçanti Presidenti Begaj dhe Mbreti Abdullah i II u ndalën tek mundësitë për nxitjen e bashkëpunimit në fushën ekonomike me fokus të vecantë turizmin.
Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu edhe rolin që ka luajtur deri më tani Jordania për paqen dhe sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme.