Një klauzolë e frikshme në rast largimi, prej 1 miliardë eurosh është vendosur nga Barcelona për sulmuesin 16 vjeçar të blaugranëve, Lamine Yamal.
Lamin Yamal konsiderohet si “ylli” i ri i futbollit botëror dhe klauzola e re shihet nga drejtuesit e Barcelonës si një shenjë për të siguruar 16-vjeçarin spanjoll se do të qëndrojë gjatë në radhët e klubit.
Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” zbulon se sulmuesi i ri ka nënshkruar zgjatjen e kontratës para turneut veror të katalanasve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tyre, Yamal ka rinovuar me Barcelonën deri në vitin 2026 dhe njoftimi për zgjatjen e kontratës pritet të bëhet në tetor.
Megjithatë, duke qenë se mosha e tij e re nuk lejon një rinovim shumëvjeçar, “helmetat blu” kanë gati propozimin e zgjatjes për bashkëpunimin e dy palëve, gjë që do të ndodhë sapo Yamal të mbushë 18 vjeç
Dhe klauzola e lirimit në kontratën e spanjollit do të jetë as një qindarkë më pak se një miliardë euro.