SPAK ka dhënë pretencën për dosjen e Bashkisë Dimal, ku ka kërkuar në total 13 vite burg për 3 ish-zyrtarë të bashkisë dhe 2 përfaqësues të një firme private.
Prokuroria kërkon gjykimin e ish-zyrtarëve, Altin Pali, Arben Guraj, Valentina Jançe dhe për korrupsion pasi merrnin 3 mijë Euro për të dhënë leje ndërtimi.
Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën dhe për inxhinierin Arjan Demiri dhe Vait Koshin administrator i një subjekti privat.
Konkretisht, SPAK kërkon për:
Arben Guraj, Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve: 4 vjet burg/ 2 vite e 8 muaj burg, me gjykim te shkurtuar.
Altin Pali, drejtor Urbanistike: 3 vite burg/ 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar.
Valentina Jançe, ish-shefe e Urbanistikës: 3 vite burg/ 2 vite burg/ pezullim, shërbim prove.
Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare: 18 muaj burg/ 12 muaj burg, me gjykim të shkurtuar.
Arjan Demiri, inxhinier pranë kësaj kompanie: 1 vit burg/ 8 muaj, me gjykim të shkurtuar.
Zyrtarët u arrestuan në muajin Shkurt dhe tani pritet të përballen me drejtësinë për akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit”.