I ngarkuari me punë i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, në konferencën për media të zhvilluar sot për nisjen e Cencusit të Popullsisë dhe Banesave tha se për realizimin e censit janë dhënë nga BE 4.8 milionë euro në grante për INSTAT.
Po ashtu Soreca tha se ka patur mbështejen nga Suedia, Zvicra dhe familja e OKB, ndaj dhe i falenderoi për koordinimin e arritur deri tani.
Soreca: Për këtë cens në fjalë kemi mobilizuar 4.8 mln euro në grante për INSTAT. Gjithashtu kemi patur mbështejen nga Suedia, Zvicra dhe familja e OKB, ndaj dua t’i falenderoj për koordinimin e arritur deri tani. Të themi që mësimet e nxjerra nga censi i mëparshëm kanë shërbyer si mësime për INSTAT për të përfshirë sa më mirë pakicat etnike dhe grupet e tjera kjo ka sjellë në përputhje me standardet e BE, INSTAT dhe bashkive shumë energji për muajt që vijnë, për të gjithë njerëzit që kanë marrë rolin e koordinatorëve mbikëqyrësve. Shqipëria ka bërë shumë rrugë për të siguruar vlefshmërinë, mund të jetë një shtysë e mëtejshme në përpjekje për t’u integruar në BE.
Censusi i popullsise dhe banesave do të nisë me 18 shtator.