Gjykata e Elbasanit ka dënuar me burgim përjetë Ramiz Micin, i cili u shpall fajtorë për vrasjen e Etlira Elezit.
Mici u deklarua fajtor për veprën penale “Vrasje për shkak të rrethanave familjare”.
Me herët prokuroria e Elbasanit kërkoi burgim të përjetshëm për 37-vjeçarin Ramiz Mici i cili vrau me thikë bashkëjetuesen e tij në korrik të 2022, në Elbasan.
Mici vrau nënën e dy fëmijëve pas një zënke xhelozie.
Të dy të divorcuar dhe prindër nga martesat e mëparshme, çifti kishte vendosur të bashkëjetonte në një banesë me qira në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan ku edhe ndodhi ngjarja.
Pas rreth një viti, prokurori i çështjes Xhelian Seferi ka paraqitur diskutimin përfundimtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ndaj Ramiz Micit i akuzuar për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i K.Penal./Opinion.al