Vetëm dhjetë ditë pas marrjes së detyrës, qeveria Orpo në Finlandë po përballet tashmë me tronditjen e saj të parë.
Ministri i Ekonomisë Vilhem Junnila ka dhënë dorëheqjen pas polemikave që shkaktuan disa deklarata të tij të konsideruara pro-naziste.
Junnila, anëtar i Partisë së ekstremit të djathtë finlandez, i mbijetoi një mosbesimi të kërkuar nga opozita, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta mbajtur atë në postin e tij.
“Është e pamundur për mua të vazhdoj në mënyrë të kënaqshme”, tha ministri, duke njoftuar se po bënte një hap pas për të “garantuar vazhdimësinë e qeverisë dhe për të mbrojtur reputacionin e Finlandës “.
Deklaratat e Junnila-s nuk i pëlqyen as kryeministrit Petteri Orpo, i cili e paralajmëroi para votimit të mosbesimit, duke shpjeguar se në rolin e tij ministror “nuk mund të sillej në këtë mënyrë”.
Siç shpjegojnë mediat finlandeze, gjatë fushatës zgjedhore 2019, tashmë ish-ministri i Ekonomisë kishte bërë komente për numrin e kandidatit, 88, të caktuar për një anëtar të partisë së tij.
Në qarqet neo-naziste është një numër i veçantë: shkronja e tetë e alfabetit është H, e cila kur dyfishohet bëhet HH, një shkurtim i përshëndetjes naziste “Heil Hitler”. Në shifra, pra, i përkthyeshëm me 88.