Pak ora më parë mediat e huaja raportuan lajmin e papritur se ushtarët e Wagner ndaluan avancimin për në Moskë.
Drejtuesi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin ka deklaruar se, “Ata donin të shpërndanin ushtrinë e tij. Ne u nisëm në një marshim drejtësie më 23 qershor.”
“Në 24 orë, arritëm në 200 km larg Moskës. Në këtë kohë ne nuk derdhëm asnjë pikë gjaku të luftëtarëve tanë”,-shtoi ai.
“Tani ka ardhur momenti kur mund të derdhet gjak. Duke kuptuar përgjegjësinë [për mundësinë] që gjaku rus do të derdhet në njërën anë, ne po i kthejmë kolonat tona dhe po kthehemi në kampet fushore siç ishte planifikuar”, ka thënë kreu i Wagner.
Deklarata e Prigozhinit është parë në kanalin e tij Telegram më shumë se tre milionë herë./Opinion.al