Një 44-vjeçar ka hyrë në oborrin e banesës së bashkëfshatarit të tij në Prezë, të Tiranës, për të lënë dy kallëpe me tritol, së bashku me fitilin ndezës dhe dy detonatorë.
Më pas ka njoftuar policinë duke bërë denocimin se bashkëfshatari i tij mbante tritol në banesë.
Pas kallëzimit oficerët e policisë kanë bërë kontroll në oborrin e kësaj banese dhe kanë gjetur të mbështjella në një qese plastmasi dy kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol, së bashku me fitilin ndezës, dhe dy detonatorë.
Pas deklarimit të shtetasit K. K. se nuk ishte ai poseduesi i lëndës plasëse, shërbimet e Policisë kanë kryer veprime hetimore, nga të cilat ka rezultuar se lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e kësaj banese, nga shtetasi S. M., me qëllim që 46-vjeçari, pronari i banesës, të ngarkohej me përgjegjësi penale, për mbajtje të lëndës eksplozive./Opinion.al