Një 22-vjeçar në Kavajë është rrëmbyer dhe dhunuar nga 3 persona për shkak të një konflikti për shitjen e një makine.
Uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar 3 autorët e dyshuar të rrëmbimit. Bëhet fjalë për dy vëllezërit K.D. 32 vjeç dhe E.D. 34 vjeç banues në Tiranë, si dhe shokun e tyre R.Sh. 25 vjeç banues në Durrës.
Dyshohet se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë me forcë në një automjet, shtetasin Xh. D., e kanë dhunuar atë dhe i kanë hequr lirinë për disa minuta, pasi pretendonin se ky shtetas kishte mashtruar shtetasin R. Sh., për t’i shitur një automjet me vlerë 4000 euro, të cilin e kishte marrë me qira, nga shtetasit K. D. dhe E. D.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua edhe shtetasi Xh. D., 22 vjeç, banues në Durrës, si autor i dyshuar i këtij rasti mashtrimi.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua automjeti.
procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.