Opinion.al ka siguruar kallëzimin që çoi në burg ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.
Sikurse duket në dokumentin e mëposhtëm kanë qenë banorët e një pallati për të cilin Dako ka dhënë lejen e ndërtimit, ata që kanë denoncuar rastin në SPAK, pas dëmtimeve që pallati pësoi prej tërmetit të vitit 2019.
Me nisjen e hetimeve u zbuluan parregullsitë në procedura, shtesa pa leje dhe mosrespektimi i standardeve të ndërtimit.
Banorët e akuzojnë Dakon dhe disa ish-zyrtarë të Bashkisë Durrës për veprat penale si: Vrasje në rrethana cilësuese, Falsifikimi i formularëve, Ndërtim pa leje, Shpërdorim detyre etj.