Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për tensionet në Veri, gjatë një konference për sigurinë në Bratislavë në Sllovaki.
Kurti u shpreh se nuk mund t’i kërkojë kryetarëve të komunave të mos qëndrojnë në zyrat e tyre për sa kohë janë zgjedhur me votë.
“Ka diskutime por jo gjithmonë mund të biem dakord me diçka. Ndërtesa e komunave i përkasin republikës së Kosovës, E kuptoj që nuk duhet të ketë shumë policisë, por përpara kësaj nuk duhet të ketë kriminelë jashtë ndërtesës. Për anëtarët e KFOR të plagosur ka shumë përgjegjës por nuk ka njeri në burg. Ata që kanë bërë këto veprime duhet të shkojnë në burg.Të tilla krime nuk duhet të përsëriten. Duhet të kemi komunikim”-tha Kurti.
Ndër të tjera Kuti u shpreh se ndërkombëtarët nuk e paralajmëruan të mos bënte zgjedhje dhe e pranuan procesin në një koncept të gjerë.
“Nëse unë do urdhëroja kryetarët e komunave të shkonin në një zyrë tjetër do ishte njësoj si të krijoja struktura paralele. Do i bashkohesha legalitetit dhe unë këtë nuk mund ta bëj. Në demokraci ligji duhet të jetë mbi politikën dhe duke bërë politikë në një pikë të caktuar bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme. Komuniteti ndërkombëtar në një koncept të gjerë e pranoi procesin zgjedhor dhe rezultatin e tyre. Nëse komuniteti ndërkombëtar do më kishte thënë mos bëj zgjedhjeve sepse nuk ka rrethana, atëherë do të flisnim për politikë. Tani politikisht unë po bëj atë që po bëj nga mungesa e fuqisë. Nuk ka një metodë tjetër”, deklaroi ai.